Secondary Adv

Shoqata e investitoreve te huaj: Perkeqesohet klima e te berit biznes ne Shqiperi

Shoqata e investitorëve të huaj prezanton indeksin e klimës së biznesit gjatë 9 mujorit 2015. Sipas këtij indeksi klima e biznesit është përkeqsuar gjatë kësaj periudhe.


 Ndër elementët të cilët janë perceptuar si faktorë me impakt negativ janë: zbatimi i ligjit, efikasiteti i gjyqësorit, legjislacioni për taksat tarifat dhe investimet, kuptueshmëria. Për të vazhduar me: zbatueshmërinë dhe stabilitetin e legjislacionit, prania e burokracisë dhe korrupsioni në institucionet publike.


Elementë të tjerë janë edhe, prania e konkurrencës së pandershme, krimit, paligjshmërisë dhe stabiliteti i çmimeve. Ligjet që kanë patur ndikim negativ në këtë periudhë nga investitorët janë paketa fiskale 2015, ku veçohet sidomos ligji i TVSH, Ligji mbi të ardhurat dhe ai i procedurave tatimore. Ndërkohë shihen si pozitive Ligji i investimeve stategjike, Ligji i turizmit dhe ai i partneriteti publik privat.Gjatë këtij seminari u shkëmbyen eksperiencat mes investitorëve në Shqipëri dhe në Sllovaki. U bë një analizë krahasuese e të bërit biznes në vendin tonë duke sjelllë përvojën sllovake dhe një analizë mbiekonominë informale në Shqipëri.


Më të lexuarat